Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dhe njëherazi drejtuesi politik i PS-së në qarkun Berat zhvilloi një takim elektoral me banorë të Skraparit për të kërkuar mbështetjen me votë për Adriatik Memën. Ai tha se Skrapari ka qenë e do të jetë një bastion i Partisë Socialiste.
“Sigurisht që do të ishte kjo pjesërmarrje pasi jemi në një bastion të rëndësishëm të së majtës shqiptare. Çdo socialist që vjen në Skrapar ndihet si në shtëpinë e tij. Përveç kësaj kjo është edhe një konfirmim i mbështetjes tuaj për gjithçka që qeverisja e Partisë Socialiste dhe Adriatik Mema ka bërë për Skraparin”, tha Çuçi.
Më tej ai u shpreh se vota për Memën dhe për Partinë Socialiste duhet konsideruar si një mision për t’i thënë jo të shkuarës.
“T’i themi përfundimisht jo të shkuarës dhe tranzicionit të këtyre personazheve që në mënyrë ciklike e kanë marrë peng Skraparin dhe Shqipërinë për interesa të tyre personale”, tha Çuçi.