Partizani ka arritur të marrë një fitore me vuajtje në transfertë ndaj Erzenit me rezultatin 2-1.

“Demat e kuq” realizuan dy herë në pjesën e dytë me anë të Da Silvas dhe me Engjëll Hotin, ndërsa shijakasit në fund nga pika e bardhë me Kahrimanovic.

Momentalisht, skuadra e Colellas gjendet vetëm 2 pikë larg Tiranës kryesuese që ka një ndeshje më shumë për të luajtur.

Nga ana tjetër, Erzeni duhet t’i frikësohet Kukësit, në rast se këta të fundit fitojnë nesër, shijakasit zbresin në vendin e 8-të.