Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se dashuria e popullit për Metën, Berishën dhe Ramën është tregues i nivelit të mjerimit që kanë.

Sipas tij, një shoqëri e cila nuk fiton simpatinë për figurat e reja por vazhdon përfaqëson ata që e kanë varfëruar për 30 vjet tregon se është problem i popullsisë.

“Është e mjerueshme për nivelin e popullsisë që të rrisë dashurinë për personazhe që kanë 33 vite në qeverisje dhe nuk janë konsumuar dhe ulin simpatinë për figura e reja.

Dashuria e popullit tonë për Ramën, Metën e Berishën është tregues i mjerimit të nivelit të mediokritet shoqëror.

Një shoqëri e cila nuk fiton simpatinë për figurat e reja por vazhdon përfaqëson ata që e kanë varfëruar është problem i popullsisë. Pra, ne jemi një popull që me këtë sondazh i meritojnë këta njerëz që na qeverisin”, tha Spahiu.