Gënjeshtra e Belind Këlliçit i cili u zbulua se nuk e ka dëftesën e shkollës së mesme, fakt i pranuar edhe nga vetë gjimnazi Harry Fultz ku ai pretendon se ka studiuar, është kthyer në objekt talljeje e humori edhe në mediat sociale.

Ndër videot e shumta që po qarkullojnë është bërë virale tashmë edhe kjo video ku Belo i cili kandidon për Bashkinë e Tiranës krahasohet me dy adoleshentë të cilët ende nuk e kanë përfunduar shkollën e mesme.

Çështja e dëftesës së “Belos” është kthyer në një quiz ku qytetarët pyeten se ku ndryshon ai prej 2 nxënësve 14 dhe 15-vjeçarë.