PD zyrtare iu drejtua sot KAS me kërkesën për të përfshirë në fletën e votimit edhe emrin e Ilir Metës si kryetar i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, duke kundërshtuar veprimin e kryetarit të KQZ-së, Ilirjan Celibashi për të mos e vendosur në fletë emrin e kryetarëve të partive në rast koalicioni.

Duke komentuar këtë veprim, analisti Frrok Çupi tha në një intervistë për “Neës Line” me gazetaren Viol Xhafaj tha se mospërfshirja e emrit të Metës në fletën e votimit i leverdis së pari Sali Berishës. Sipas tij, kjo bëhet për të manipuluar votën pasi demokratët nuk duan ta votojnë Metën.

“Kjo është e rrezikshme për PD. Në radhë të parë është e papranueshme se krijohet një konfuzion me logon. Dhe ata që janë me Berishën janë mjeshtra të vjedhjes së votës. E dyta, është se nuk dëshmohet qartë para votuesve të PD se për kë votojnë.

Kur ta marrin vesh drejtpërtdrejt se votohet për Ilir Metën do ta vënë në pikëpyetje. E treta e gjithë lëvizja e Foltores është lëvizje klandestine. PD e ndarë është fshehur prapa simboleve të një partie tjetër. Përsëri është një shkelje e rëndë e demokracisë. Mungesa e emrit të Metës i leverdis Berishës, pastaj Metës dhe në këtë do të paketojnë sa më shumë vota fiktive.

Nëse vazhdon kështu, shumë votues të PD dhe vetë të foltores do të thonë çfarë ndodhi kështu. Manipulohet vota në mënyrën më esenciale. Demokratët nuk duan ta votojnë Ilir Metën. Por kjo është një detyrim, dhunë dhe mashtrim.“, u shpreh analisti./abcnews.al