Dy banesa janë djegur në fshatin Llakatund në Vlorë në orët e para të mëngjesit.

Fatmirësisht kanë shpëtuar pa lëndime personat që ishin brenda tyre.

Zjarri mendohet të ketë qenë i qëllimshëm për shkak të konflikteve mes familjarëve.

Ka patur debate brenda familjes së Lutfi Fanajt, pasi dhëndri i shtëpisë, nga Kosova, i ka rrahur dhe janë zënë fizikisht e më pas me benzinë ai ka djegur shtëpinë e tij.

Si pasojë e zjarrit është përfshirë nga flakët edhe shtëpia e Petrit Izetit.

Banesat janë djegur totalisht me të gjitha orenditë që kishin brenda.

Si pasojë e sherrit mes familjarëve, disa prej tyre kanë përfunduar në spital.