Cllevio Serbiano (Kleviol Ahmeti) është vënë në prangat e policisë pasi ka përndjekur dhe ka kërcënuar me jetë reperin Rigels Rajku (Noizy). Siç thuhet në dokumentin e siguruar nga gazetarja e Report Tv Keti Banushi, Serbiano i ka shkaktuar Rajkut ankth dhe frikë të vazhdueshme pasi e ka kërcënuar me jetë në rrjetin e tij social Tik-Tok.
Kjo ‘luftë’ mes dy personazheve mjaft të njohur në rrjete sociale vijon prej kohësh. Personazhi i njohur në Tik Tok Kleviol Ahmeti, ka publikuar video të shpeshta kushtuar reperit ku përpos se e fyen dhe e ofendon me fjalor banal, e kërcënon me jetë madje edhe shpesh i ka thënë se do e shkatërrojë.