Dokumentet e Pentagonit zbulojnë mospajtimet mes forcave ruse për numrin e të vdekurve. Dokumentet e rrjedhura nga Pentagoni kanë zbuluar se disa mosmarrëveshje brenda forcave ruse bënë që Ministria ruse e Mbrojtjes të akuzohet se nuk po e raporton numrin e saktë të viktimave të luftës në Ukrainë, duke publikuar numra më të ulët.
Rusia nuk ka zbuluar shumë të dhëna lidhur me numrin e të vdekurve shkaku i luftës në Ukrainë. Por, dokumentet e publikuara së fundi tregojnë se shërbimi i sigurisë FSB pretendonte se zyrtarët nuk po i numëronin vdekjet e anëtarëve të Gardës Kombëtare Ruse, mercenarëve të Wagnerit dhe disa forcave të tjera. Rusia ka pretenduar se të dhënat e zbuluara nga këto dokumente mund të jenë të rreme dhe të publikuara qëllimisht nga SHBA-ja.
Megjithatë, detajet përkojnë me atë që tashmë supozohej: se grupet ushtarake dhe ato të sigurisë ruse kanë pasur mosmarrëveshje të shpeshta në lidhje me mënyrën se si po trajtohet lufta në Ukrainë dhe se Rusia ka evituar publikimin e numrit të të vdekurve dhe të plagosurve.