Kosova dhe Serbia duket se kanë gjetur marrëveshjen që do të mundësojë normalizimin e raporteve të tyre.Mirëkuptimi, vetëm verbal, është arritur më 27 shkurt në Bruksel, ku kryeministri kosovar Albin Kurti dhepresidenti serb Aleksandar Vuçiç kanë pranuar tekstin e propozimit të Bashkimit Europian “pa pasur nevojë ta diskutojnë më tej”. Më 18 mars, në Ohër të Maqedonisësë Veriut, Vuçiç dhe Kurti kanë rënë dakord – gjithmonë verbalisht – mbi skadencat për ta vënë në veprim planin, që do të monitorohet nga një komision i ngritur i drejtuar nga Bashkimi Europian. Në përfitim të një diplomacie atipike, të privuar nga ceremoniali dhe firmosja në garanci të pakteve, marrëveshja përfaqëson një kthesë gjeopolitike potenciale jo vetëm për të dy vendet e rajonin ballkanik, por për të gjithë kontinentin. Qëllimi i negociatorëve perëndimorë që e kanë përgatitur, me Shtetet e Bashkuara e përfshirë si “promotorë”, ndërsa Franca dhe Gjermania ndërtonin konkretisht kornizën doiplomatike, faktikisht është të parandalohen tensione të reja në nivel lokal, si edhe për të provuar ta largojnë Rusinë nga një zonë influence tradicionale të saj.

Çfarë parashikon marrëveshja

Teksti i marrëveshjes – frut i një boce të përpunuar verën e kaluar nga Franca dhe Gjermania, ndërkohë që në Kosovë rriteshin tensionet prej së ashtuquajturës “luftë të targave” – përbëhet nga 11 nene dhe ribëhet teksti i Traktatit Bazë të nënshkruar në vitin 1972 midis Republikës Federale të Gjermanisë dhe Republikës Demokratike Gjermane. Ashtu si atëhere, teksti nuk flet në mënyrë eksplicite për njohje reciproke, por për të aludohet në shumë pika të saj. Faktikisht, në nenin e parë të saj Kosova dhe Serbia impenjohen të zhvillojnë “marrëdhënie normale të fqinjësisë së mirë”, ashtu si edhe të njohin dokumenta, simbole kombëtare, pashaporta, diploma, tagra dhe vula doganore të palës tjetër.Marrëveshja përmban pastaj referime të ndryshme të Kartës së Kombeve të Bashkuara, parimet e të cilës duhet të drejtojnë të dy vendet, “në veçanti ato të barazisë sovrane të të gjitha shteteve, të respektimit të pavarësisë, autonomisë dhe integritetit territorial të tyre”. Më pas Beogradi dhe Prishtina do të shkëmbejnë “misione të përhershme”, domethënë përfaqësi diplomatike.

Pastaj janë edhe dy nene me rëndësi të veçantë: i 4 dhe i7. Neni 4 e impenjon Serbinë që të pushojë së penguari aksesin e Prishtinës në organizatat ndërkombëtare, duke i dhënë rrugën e lirë anëtarësimit të saj edhe pranëKombeve të Bashkuara, ku Beogradi nuk do të mund më ta përfaqësojë Kosovën ose të “veprojë për llogari të vet”.Neni 7 ka të bëjë në fakt me impenjimin për të “garantuar një nivel të duhur të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë”: një referim i qartë i asaj që Marrëveshja e Brukselit e 2013 e quante “Shoqata e Komunave Serbe” (ASM) dhe asnjëherë nga momenti që në 2015 u gjykua pjesërisht antikushtetuese nga autoritetet kosovare. ASM ka qenë kërkesa kryesore e Beogradit gjatë të gjitha krizave të vitit të kaluar dhe mbi të cilën janë përqëndruar negociatat, duke u bërë parakushti serb ndaj çdo marrëveshjeje të ardhshme, ndërsa Prishtina i nënshtrohej njohjes reciproke.

Aneksi i marrëveshjes provon kështu ta tejkalojë këtë mbivendosje reciproke kushtesh, duke diktuar se implementimi të ndodhë pavarësisht nga pala tjetër. Veçkësaj, roadmap duket se lëviz si shkopin, ashtu edhe karrotën. Ndërsa për implementimin e përgjithshëm të marrëveshjes Bashkimi Europian do të drejtojë një Komision për Monitorimin, për t’u krijuar brenda muajit prill, dhe në 5 muajt e ardhshëm Brukseli do të impenjohet gjithashtu për të organizuar një konferencë donatorësh, “për të krijuar një paketë ndihmash ndaj investimeve dhe ndihmave financiare për Kosovën dhe Serbinë”, duke specifikuar se “mbledhja e fondeve nuk do të ndodhë përpara se Bashkimi Europian të përcaktojë se të gjitha dispozitat e marrëveshjes janë plotësisht të zbatuara”. Por ajo që e bën marrëveshjen politikisht të detyrueshme, bashkë me aneksin, është se kjo do të rifutet në procesin e integrimit në Bashkimin Europian. PërSerbinë – vend kandidat për aderim prej 10 vjetësh – do të ketë një modifikim specifik të kapitullit negociues numër35, që do të përmbajë detyrimet që rrjedhin nga mirëkuptimi. Edhe për Kosovën, normalizimi i raporteve me Serbinë bëhet zyrtarisht propedeutike me integrimin e ardhshëm në Bashkimit Europian, ku ka paraqitur kërkesën e aderimit dhjetorin e kaluar.

Një diplomaci kompromisesh dhe manipulimesh?

Që e bën të detyrueshme marrëveshjen do të jetë impenjimi i palëve për ta implementuar më shumë sesa firma e të dy përfaqësuesve politikë. Një rregull diplomatik atipik, por pragmatik. Faktikisht, Marrëveshja e Brukselit u firmos, por asnjëherë krejtësisht epërfunduar, duke e lënë kështu procesin e normalizimit midis Beogradit dhe Prishtinës peng të krizave ciklike lokale, përfshi luftën e targave të verës së kaluar. Por nga ana e saj mungesa e një firme ka ushqyer kundërvëniet teorike. Nëse Kurti është kthyer në Ohër duke theksuar se ka qenë Serbia ajo që nuk ka dashur ta nënshkruajëmarrëveshjen, duke e paraqitur Kosovën si viktimë të intransigjencës serbe, Vuçiç e ka maskuar pranimin verbal të planit duke nënvizuiar se ta firmoste do të ishte ekuivalente me njohjen e Republikës së Kosovës – akt që nuk është pranuar nga 5 shtete anëtare të Bashkimi Europian: Qipro, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja. Nga ana tjetër, janarin e kaluar, kur plani ishte ende sekret – apo prej prej muajsh e spekulimeve të ndryshme nga shtypi – presidenti serb ia paraqiti parlamentit si një shantazh europian, që në rast refuzimi do t’i vendoste stop integrimit në Bashkimin Europian, tërheqjen e investimeve perëndimore dhe pasoja të tjera që do ta izolonin politikisht Serbinë.

Pavarësisht këtij interpretimi, që pasqyron nevojën e liderit serb për t’u paraqitur akoma si viktimë e Perëndimit për konsiderata të politikës së brendshme, Vuçiç ka thënë një gjë të vërtetë: Beogradi nuk mund të bëjë pa Bashkimin Europian, nga ku vijnë mbi 60% einvestimeve thelbësore për ekonominë vendore. Kurse gjeopolitikisht, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, Bashkimi Europian paraqitet tani si bashkëbiseduesi i vetëm ndërkombëtar lidhur me dosjen e Kosovës, duke adoptuar një qëndrim të pazakontë që synon ta shtyjë Rusinë një hap larg Ballkanit. Moska e ka në Serbiqendrën gravitacionale të influencës së saj në zonë dhe në çështjen kosovare çelësin për ta favorizuar paqëndrueshmërinë rajonale dhe ruajtjen e statuskuosë.Dy kushte që me marrëveshjen aktuale duhet të vlejnë më pak.

Rusia do të tërhiqet?

Kapja zyrtarisht e normalizimit të raporteve me procesin e integrimit europian rilançon misionin gjeopolitik të Brukselit në Ballkan. Me një objektiv të dyfishtë: të shuajë ato që në 2022 kanë pasur frikën e hapjes së një konflikti të ri në Europë, si edhe të rikompaktësojë kampin perëndimor në një moment polarizimi të fortë me Rusinë. Për Serbinë, fakti që ka pranuar një mirëkuptim që e impenjon të mos pengojë aksesin e Prishtinës në Kombet e Bashkuara nënkupton që vetoja ruse në Këshillin e Sigurimit nuk është edhe aq e domosdoshme për të krijuar blloqe diplomatike kundër procesit tëafirmimit ndërkombëtar të Kosovës dhe kështu që vlenmë pak vatra e aleancës politike midis Beogradit dhe Moskës. Për Rusinë, faktikisht leva ndërkombëtare për Kosovën çon në një ridimensionim të influencës së saj në rajonin ballkanik, interesat e së cilës në nivel ekonomik dhe tregëtar janë të kufizuara nga eksportet energjitike. Edhe sikur këto do të reduktoheshin në virtyt të sanksioneve që bllokojnë naftën ruse që vjen në portet europiane: Serbia e merrte nga hub energjitik i Krk/Veglianë Kroaci dhe tani do të jetë e detyruar në një diversifikim të pjesshëm. E reduktuar varësia energjitike dhe i kufizuar aksioni ndërkombëtar mbi Kosovën, ajo që mbetet në dispozicion të Moskës në rajon është soft power i saj, që konkretizohet sidomos në popullaritetin e Rusisë në Serbidhe në Republikën Srpska (një prej dy entiteteve që përbëjnë Bosnje – Hercegovinën) dhe të narrativës së vëllazërisë midis rusëve dhe serbëve. Kjë është në fakt skorta retorike në qarqet nacionaliste të të dy vendeve. Po të qëndrosh sondazhit të Belgrade Centre for Security Policy, për pjesën më të madhe të popullsisë në Serbi Rusia mbetet “miku” kryesor i Serbisë dhe brenda vetëgrupit ruajtja e sovranitetit mbi Kosovën konsiderohet si një prej objektivave të jashtëm më të rëndësishëm të politikës së jashtme.

Nëse në Beograd është këmbëngulur për vite të tëra se Rusia do t’i ruante interesat kombëtare serbe, presidenti rus Vladimir Putin më shumë e ka përdorur çështjen kosovare si “pasqyrë” për të legjitimuar pushtimet dhe invadimet ruse në fqinjësinë e vet – shpesh të justifikuara si operacione në mbrojtje të pakicave të persekutuara,saktësisht siç do të ishin serbo – kosovarët nga ana e shumicës me etni shqiptare – ashtu edhe si për të ekspozuar “standardet e dyfishta” të Perëndimit. Një retorikë e përdorur qysh nga aneksimi i Krimesë dhe i përsëritur për të krahasuar të drejtën e vetëvendosjes së rajoneve të Donbasit me Kosovën dhe që e ka vënë në siklet Beogradin. Aleanca politike midis Serbisë dhe Rusisë nuk ka prodhuar kurrë asnjë propozim për zgjidhje diplomatike të çështjes kosovare, duke e konkretizuar më shumë në vazhdimin e mosnjohjes së Prishtinës dhe në blloqet diplomatike pranë agjencive të ndryshme të Kombeve të Bashkuara. Një mundësi e kapur tani nga Perëndimi, që me këtë marrëveshje mund t’i imponojë Beogradut një zgjedhje fushe pas vitesh lëkundjeje midisBrukselit dhe Moskës, duke i reduktuar kësaj të fundit një aftësi influence që në rajonin ballkanik i dukej e paprekshme.