Ish-kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Ibsen Elezi kërkon përjashtimin e Flamur Nokës. Ai iu është drejtuar me një kërkesë kryetarit të PD-së, Sali Berishës, ku thotë se Noka ka votuar për komunistët dhe firma e tij për kandidaturën e Marko Dajtit është e papranueshme.

“Në mbrojtje të statutit dhe imazhit të PDSH, sot iu drejtova strukturave drejtuese të saj më anë të një kërkese me shkrim për përjashtimin nga anëtarësia të deputetit të Partisë Fronti i Majtë, shokut Flamur Noka. Partia Fronti i Majtë si drejtues të saj ka shokun Marko Dajti, Sekretar i Parë i Komitetit Qendror të saj dhe e quan vetëm si trashëgimtarja e PPSH,” – shkruan ndër të tjera Elezi në Facebook.

1-Mos pranimi asnje pozicioni drejtues per te mos kompromentuar qellimin e kandidimit tim.

2-Vazhdimin e perpjekjeve per vendosjen e rregullave ne PD

Ishin dy nga kerkesat e nje pjese te mire te demokrateve qe me perkrahen ne garen per kreun e PD, te cilat i premtova dhe do vazhdoj t’ju qendroj. Ne mbrojtje te statutit dhe imazhit te PDSH, sot iu drejtova strukturave drejtuese te saj me ane te nje kerkese me shkrim per perjashtimin nga antaresia te deputetit te Partise Frontit te Majte shokut Flamur Noka.

Partia Fronti i Majte si drejtues te saj ka shokun Marko Dajti, Sekretar i Pare i Komitetit Qendror te saj dhe e quan vetem si trashegimtarja e PPSH.