Milani i rikthye te fitorja në kampionat, teksa mposhti Leccen me rezultatin 2-0. Një fitore e rëndësishme e kuqezinjve, që u arrit falë dy golave të shënuar nga ylli i sulmit, Rafael Leao. Portugezi shkëlqeu në këtë përballje, duke shënuar dy herë, në minutat 40-të dhe 75-të.
Triumf i rëndësishëm për kuqezinjtë, që ngjiten në vendin e pestë me 56 pikë, po aq sa edhe Roma e vendit të katërt dhe lufta për zonën Champions vazhdon.
Ndërkohë më herët, Interi mposhti pastër me rezultatin 3-0 Empolin, por mbetet në vendin e gjashtë me 54 pikë.