Belind Këlliçi dhe ekipi i tij kanë dalë blof mbrëmjen e sotme në lidhje me akuzat se Erion Veliaj nuk kanë ndërtuar shkolla në Tiranë.
Gjatë emisionit “Opinion”, Blendi Fveziu nxori në ekran listën e shkollave të ndërtuara nga Bashkia e Tiranës.
Në këtë moment Këlliçi u detyrua të pranojë se në Tiranë janë ndërtuar shkolla, por duke pretenduar se ato janë bërë nga Bashkia e Tiranës me fonde të Bashkimit Europian.
Kjo u kundërshtua nga moderatori dhe gazetarët e tjerë në panel. Fevziu tha se e rëndësishme është e shkollat janë bërë duke përmendur se shumë financime në Shqipëri janë bërë me fondet e BE.
“A ka shkolla Tirana çfarë lidhje ka ku i gjen lekët. Pse me çfarë i ka bërë Shqipëria gjysmat e punës? Me paratë e BE. Nëse një administrator qyteti gjen fonde për të ndërtuar është çështje e tij. Më thatë nuk ka shkolla, ja ku janë shkollat”, tha Fevziu.