Gazeta shqiptarja.com ka vijuar sërish odisenë e çështjes së diplomës së shkollës së mesme për kandidatin për kryetar bashkie të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi.

Gazeta i referohet një deklarate të Këlliçit, i cili ka thënë se nuk ka diplomë kur mbaron shkollën e mesme, por duhet dëftësë pjekurie.

E më tej shqiptarja.com, i është drejtuar drejtoreshës së shkollës së mesme teknike Harry Fultz, e cila bën të ditur se Këlliçi nuk ka marrë dëftesë pjekurie, pasi nuk e ka mbaruar shkollën në mënyrë të plotë.
”Nuk ka si ta kishte marrë. Ai s’ka mbaruar shkollën e mesme. Ai ka marre nga ne vetëm vërtetim notash për 4 vitet kur ka studiuar këtu. Dëftesa pjekurie merret vetëm një herë në jetë, kur ke mbaruar ciklin e plotë të shkollës së mesme qe z. Këllici nuk e ka mbaruar. Pastaj, nëse universisteti amerikan e ka pranuar pa deftesë pjekurie është çeshtje e tyre që nuk ka lidhje me Harry Fultz” deklaron për shqiptarja. Com, drejtoresha e shkollës Harry Fultz, Brikena Baxhaku.

”Jane shumë studentetet qe ikin pa mbarua cicklin shkollor – shpjegon Baxhaku për Shqiptarja.com – dhe ne keto raste ne leshojme vertetim notash dhe dokumenta te tjera qe certifikojnë studimin deri ne diten kur ata largohen. Z. Këllici ka kryer 4 (katër) vite studimi të ciklit 5-vjeçar te studimeve pranë shkollës sonë, në drejtimin “Biznes”, i regjistruar me nr. Amze 457. Gjatë këtyre viteve ai ka një vlerësim me notë mesatare 9,7. Në përfundim të klasës së 12-të, ne përgjigje të kërkesës se tij për studime të mëtejshme në SHBA ështe pajisur nga shkolla me dokumentet e mëposhtme:

a) Raportin Shkollor “School Report” me rezultatet përkatëse për 4 (katër) vite, pra vertetim notash

b) Skelet kurrikul 2001-2005 dhe programet mësimore te detajuara për çdo lëndë

c) Vërtetim (TIP) i cili sqaron ne lidhje me zhvillimin ne gjuhen angleze te 70% të teksteve dhe programeve mësimore”.

Drejtoresha Baxhaku duke nenvizuar korrektesi të plotë ne procedurat e respektuara nga instituti i mirenjohur qe ajo drejton, sqaron se ”kjo praktike është ndjekur ne shkollën tone per 35 nxenes te dalluar te periudhës 1997-2005, të cilët pas 12 viteve shkollimi ne Shqipëri kane ndjekur studimet e mëtejshme ne SHBA, Mbretëri e Bashkuar dhe Republikën Ceke për motivin e pajtueshmërisë kurrikulare dhe te krediteve përkatëse. Praktika nuk ishte e rezervuar per ”vipat”, por vetem per ata qe kishin vendosur te studiojne jashte. Praktika u nderpre ne vitin 2005 thjesht pse nga viti 2006 filloi procedura me maturen shtererore”.