Lajme të këqija për Manchester United. Klubi i “Djajve të Kuq” ka humbur shërbimet e Raphael Varane për pjesën e mbetur të sezonit. Varane nuk do mund të kontribuojë në këtë fund edicioni, ku ekipin e presin tetë ndeshje të rëndësishme në Premier League.
Mbrojtësi francez u desh të largohej nga fusha pasi pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës gjatë ndeshjes me Sevilla në Old Trafford, takimi i parë i çerekfinales së Europa League.
Fillimisht, Raphael Varane pritej të ishte jashtë fushës së blertë deri në maj. Megjithatë, rezultatet e analizave nuk ishin shumë të mira, atij do i duhen rreth 6 javë për t’u rikuperuar.