Një 56-vjeçar në Tiranë ka rënë nga kati i katër i ballkonit, në rrugën “Margarita Tutulani”. Sipas policisë, ai është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë mëngjesin e sotëm, në fund të Bulevardit të Ri është gjetur në rrugë, afër një biçiklete, pa shenja jete, një 67 vjeçar.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.04.2023, rreth orës 07:15, në rrugën “Margarita Tutulani”, ka rënë nga kati i katërt i pallatit, shtetasi A. B., 56 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Më datë 25.04.2023, rreth orës 05:55, në fund të Bulevardit të Ri, është gjetur në rrugë (afër një biçiklete), pa shenja jete, shtetasi Dh. S., 67 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.