Një 20-vjeçar ka humbur jetën pas mesnatës në Rrugën ‘4 Dëshmorët’ në kryeqytet, pranë gjimnazit “Partizani”. Mësohet se Stiven Toshkesi është qëlluar me thikë pas një sherri dhe nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të rënda.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:35. I riu u përfshi në një konflikt për motive të dobëta dhe u plagos nga dy të rinjtë e identifikuar si Axel Hoxhaj, 18 vjeç dhe Ensi Maze, 18 vjeç. Ky i fundit është kapur dhe arrestuar ndërsa shoku i tij është ende në kërkim.

I riu u dërgua në spital ku ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.