Disa njerez janë të aftë që paratë e tyre, t’i kursejnë në maksimum. Por ka persona të tjerë që e kanë thuajse të pamundur të kursejnë para dhe vazhdojnë të blejnë pa menduar shumë. Astrologët janë të bindur se tri shenja të Zodiakut vlejnë për shpenzuesit më të mëdhenj:
Binjakët – Shenja më e papërgjegjshme e zodiakut kur bëhet fjalë për paratë janë Binjakët. Ata janë aq të pakujdesshëm me paratë, saqë janë në gjendje të shpenzojnë të gjithë rrogën e tyre në vetëm një ditë dhe e gjejnë veten në probleme me paratë më shpesh se çdo shenjë tjetër e zodiakut.
Shigjetari -Ata adhurojnë të gjithë rreth tyre, shpenzojnë më shumë për të tjerët sesa për veten. Paratë atyre u mbarojnë shpejt.
Peshorja – Peshoret i pëlqejnë pazaret dhe rrobat për të cilat nuk kanë nevojë, andaj shpenzojnë para në një kohë të shkurtër.