Getinjo, reperi i njohur nga Kosova, duket se po kalon një periudhë aspak të qetë në jetën e tij, veçanërisht me gjendjen e tij emocionale.
Së fundi ai ka fshirë të gjitha fotot që ka pasur me partneren e tij Vivien Thano, me të cilën u njoh në Big Brother Vip Kosova, dhe duket se çifti është në krizë. Po ashtu ata nuk e ndjekin më njëri tjetrin në rrjetet sociale.
Megjithatë në një reagim pas lajmit që bëri xhiron e rrjetit, Vivien dhe Getinjo sqarojnë se situata e reperit nuk ka të bëjë me çiftin, më shumë sesa me një situatë depresioni që duket se po kalon këngëtari shqiptar.
“Tuni im ka nevojë për pak qetësi, ju lutem na respektoni”, shkruan Vivien në një story në instagram, teksa shihet duke komunikuar me reperin. Ndërkohë vetë Getinjo shkruan në profilin e tij.
Përshëndetje njerëz të dashur, uroj që të jeni mirë krejt. Unë do të largohem pak nga rrjetet sociale për arsye personale. Kam pak një fazë depresioni, dhe më duhet të jem pak larg këtyre aplikacioneve. Qëndroni pozitivë.
Dhe sa i përket lidhjes me Vivin, ska të bëj me këtë punë kurrgjo. Thjështë kam nevojë me nejt vetëm dhe me bo pushim nga gjithë gjërat. Dashuri!