Pas kryeministrit Edi Rama e Sali Berishës, edhe Ilir Meta duket se ka në plan që të krijojë një podcast. Ka qenë gazetarja Fatma Haxhialiu e cila është takuar me kryetarin e Partia e Lirisë, Ilir Meta.
Ajo i është afruar dhe me të qeshur i ka kërkuar ti bëjë një premtim publik se nuk do të bëjë dhe ai një podcast si Edi Rama apo Sali Berisha.
Duke qeshur Meta i tha se do të përpiqet, por se nuk i premton dot nëse do të hapë apo jo podcast.
‘Do përpiqem që të përmbahem! Por nuk premtoj!’- tha Meta.