Kryeministri shqiptar Edi Rama ka bërë të ditur se Shqipëria ka mbldhur firmat e duhura të parlamentarëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, për të rrëzuar rezolutën e Dickm Martut. Në një potim në rrjetet sociale, Rama shkruan: “I mblodhëm më në fund firmat në asamblenë e këshillit të europës për mocionin për një rezolutë të re mbi rezolutën e vitit 2011, ku pa asnjë fakt u ngritën akuzat e tmerrshme ndaj ushtrisë së lavdishme çlirimtare të kosovës për trafikun e organeve njerëzore .
Rruga e Drejtësisë për Kosovën, gjakun e derdhur për liri, dëshmorët e UÇK-së dhe heronjtë e saj të gjallë sot në Hagë, do të jetë e gjatë, e mundimshme, madje edhe fyese deri në palcë, por Drejtësia do të triumfojë në fund fare, sepse s’ka forcë në botë që ta damkosë si kriminale një luftë çlirimtare”