Edi Rama është një lider dhe politikan mjaft aktiv në komunikimin publik, sa prezenca e tij në media është ironozuar nga të tjerë dhe ai vetë. I cili shpesh në dalje publike ka thënë se “do u dal edhe në frigorifer”. E meqë ra fjala, kryeministri ka hapur një tjetër kanal komunikimi për të folur e diskutuar, një kanal ku lejon fjalimet e gjata dhe të shtrira në kohë që quhet podcast, pra një audio me mjaft material, por që në aspektin digjital është e lehtë për tu hapur. Rama nuk do të ketë vetëm fjalime të tij por edhe intervista me njerëz të tjerë. Projekti ka të bëjë me fushatën elektorale të 14 majit.

Kryeministri do të zhvillojë jetë një komunikim me të gjithë kandidatët e 61 bashkive që do të jetë vetëm audio. Mësohet se komunikimi i parë do të jetë me kandidaten për Durrësinë, Emiriana Sako. Biseda audio do u transmetohet qytetarëve, të cilët do i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qytetarin e tyre të parë, më 14 maj.

Kryeministri Edi Rama po përgatit podcast për të zhvilluar bisedime me të ftuarit e tij. Këtë e ka bërë me dije përmes një postimi në Twitter. Sipas burimeve, Kryeministri Edi Rama do të realizojë bashkëbisedime me të ftuarit të tij, të cilët mund të jenë kandidatë për kryebashkiakë, apo drejtues politikë të një qarku.