Emërohet drejtori i ASHK dega Durrës (Agjencia Shtetërore e Kadastrës). Ilir Gjinali inxhinier pranë ASHK Durrës që nga dita e sotme do të jetë drejtor i kësaj dege.
Ai zëvendësoi Xheni Agollin e cila u komandua në krye të këtij institucioni 3 muaj më parë.
Mësohet se edhe Gjinali është i komanduar në këtë detyrë.