Në Durrës përqindja më e madhe e qytetarëve kanë mjaftueshëm besim tek kryetarja aktuale e bashkisë Emiriana Sako.
E ndarë në përqindje, janë 42.3 përqind e qytetarëve që besojnë mjaftueshëm tek kryebashkiakja, 8.7% që besojnë shumë, 38.5% besojnë pak ndërsa 10.5% nuk besojnë aspak.
Sa i përket kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Igli Cara, shumica e qytetarëve në Bashkinë Durrës kanë pak besim tek ai.
E përkthyer në përqindje, 40.9 qytetarë kanë pak besim, 28.3% kanë mjaftueshëm besim, 14.6% kanë shumë besim, ndërsa 16.2% nuk kanë aspak besim tek kandidati.
Gati gjysma e durrsakëve thonë se do të dalin në zgjedhjet e 14 majit dhe 89,4 përqind e tyre e njohin kandidatin demokrat Igli Cara, por vetëm 42,9 përqind kanë besim tek ai.
Në sondazhin e kryer nga Top Channel në bashkëpunim me Angi Richerce, janë edhe vlerësimet e qytetarëve për karakteristikat e dy rivaleve kryesore ne Durres, Emiriana Sako dhe Igli Cara.
Ndërkohë pyetjes kryesore se kë do votonit ne zgjedhjet e 14 Majit, 48,7 përqind shprehen pro kandidates socialiste Emiriana Sako dhe 42,3 perqind per Igli Carën.
Dhe ne fond sondazhi ka edhe një pyetje së cilën force politike do te votonin nëse do ishin zgjedhjet e përgjithshme dhe ne Durrës socialistet kane 50,2 përqind te votave. Aleanca Berisha Meta dhe aleatet e tyre kane 41,8 përqind PD e Alibeajt 4,2 përqind.
Intervistat janë kryera për periudhën 20 mars -2 prill. Nga 2487 persona që janë marrë në pyetje, vetëm 811 prej tyre kanë dhënë përgjigje të plota ndërsa pjesa tjetër ishte e pavlefshme.
Sa i takon marzhit të gabimit në këto intervista është 2.2 përqind ndërsa metodologjia e përdorur është me anë të telefonatave dhe nëpërmjet webit.
Bashkia e Durrësit prej 23 vitesh qeveriset nga të majtët.