Rexhep Tajip Erdogan është shfaqur për herë të parë publikisht pas problemeve të tij shëndetësore. Presidenti turk mori pjesë në festivalin TEKNOFEST që po zhvillohet në objektin e aeroportit Ataturk të Stambollit.
Erdogan shoqërohej nga gruaja e tij Emine, dhe presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev dhe bashkëshortja e tij.
Erdogan, i cili ditët e fundit ka marrë pjesë vetëm në video-konferenca online, mbajti një fjalim të shkurtër në festival, duke theksuar se TEKNOFEST tani është një “markë tregtare” në fushën e tij.