Sot të jesh politikan nuk do të thotë të ndahesh “me thikë” nga kundërshtarët partiakë dhe shembulli pozitiv vjen nga Kolonja. Ka qenë kryetari i bashkisë Kolonjë Erion Isai i cili nëpërmjet rrjetit social Facebook ka lajmëruar se ditën e sotme ka mbjellë pemë me kryetarin e PD Prodan në Kolonjë, gjest ky që nuk e shohim shpesh herë në këto zgjedhje.
Përpos mbjelljes të pemëve, Isai ka patur edhe kërkesa nga kryetari i opozitës në Prodan, lidhur me murin rrethues të kësaj kishe, duke i premtuar se puna do të nisë menjëherë pas 14 Majit.
Mesa duket, të mbjellësh pemë në Kolonjë është më e rëndësishme sesa mbjellja e urrejtjes mbi mendimet partiake.