Qyteti i Stambollit në Turqi u prek nga një fenomen i jashtëzakonshëm. Stambolli u “zhyt” papritur në errësirë gjatë ditës kur një re e zezë gjigante mbuloi diellin për gati pesë minuta.

Qyteti turk përjetoi errësirë, sikur të ishte natë. Në fakt, meteorologu i CNN TÜRK Orhan Şen iu referua këtij fenomeni dhe dha disa detaje.

“Është një re shumë e rrezikshme. Trashësia e kësaj reje është shumë e madhe. Mund të arrijë nga 2 kilometra deri në 16. Arsyeja që qielli është i errët është se drita e diellit nuk kalon nëpër një re të tillë.

Kjo re quhet ”Charlie Bravo Cloud”,” tha ai.