Pep Guardiola, trajneri i skuadrës angleze ‘Manchester Cityt’, ka folur për yllin e skuadrës së tij, Erling Haaland, të cilin e ka krahasuar me dy më të mirët e dy dekadave të fundit, Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.

Guardiola doli para mediave pas fitores 4-1 të Cityt ndaj Southampton në Premier League, në të cilën Haaland shënoi dy gola në rikthimin e tij nga lëndimi.

Goli i parë erdhi me kokë, ndërsa goli i dytë erdhe pas një goditje akrobatike me gërshërë.

Guardiola nuk kurseu lëvdatat për norvegjezin të cilin e cilësoi në nivelin e Messit dhe Ronaldos të cilët po i sfidon me numrin e golave që shënon çdo ndeshje.

“Ne jemi mësuar me shifrat e golave ​​të Messit dhe Cristiano për 20 vjet. Tani Haaland po i arrin ato shifra, ai është në nivelin e tyre”, ka thënë fillimisht Guardiola.

“Ai po kalon një sezon të çmendur. Veçanërisht goli i tij i dytë ishte i pabesueshëm. Nuk është e lehtë të zbresësh topin nga qielli dhe ta drejtosh në rrjetë”, përfundoi trajneri i Cityt.