SKENA E BERISHES

Sali Berisha nuk merr asnjë cent nga KQZ për fushatën elektorale të zgjedhjeve të 14 Majit. Kjo sepse ai nuk ka ligjërisht asnjë të drejtë mbi Partinë Demokratike dhe për pasojë nuk merr nga KQZ para për të zhvilluar fushatë.

Por, pavarsisht kësaj ajo që shohim çdo ditë në të gjithë Shqipërinë, janë takimë më pankarta, regji qendrore, skena, ndriçimi hollivudiane, flamuj, ledëall-e e të tjera dekore që secila prej tyre ka koston e vet. Pika kulminante e kësaj çmendurie shpenzimesh ishte hapja e fushatës në stadiumin ”Air Albania”, por në fakt kjo çmenduri ka filluar rreth 1 vit e gjysmë me parë.

 Në dhjetor të vitit 2021, kur Sali Berisha bëhej gati t’i merrte partinë Bashës, shpenzoi vetëm për skenën plot 100 mijë euro. Skena erdhi nga Italia me destinacion rrugën “Mustafa Matohiti”, aty ku banon vetë Sali Berisha dhe paguhej nga dhëndrri i tij.

SKENA E BERISHES

Pyetja që lind natyrshëm kur sheh shpenzimet për një skenë për një kuvend të thjeshtë kombëtar është: Sa kushtoi realisht hapja e fushatës së Sali Berishës në Tiranë? Kur një skenë për një kuvend partie kushton 100 mijë euro, sa mund të këtë kushtuar realisht e gjithë shfaqja për hapjen e fushatës?

Por nuk janë vëtëm këto pyetjet. Më kryesorja është se sot akoma nuk dihet se cili është është burimi i gjithë këtyre parave. Ku i merr Sali Berisha gjithë këto para? Nga krimi, korrupsioni nga 2 mij lekshat e demokratëve apo …? Si mundet që ai që del dhe u qan hallin shqiptarëve duke thënë që s’kanë bukë të hanë, mblidhka kaq shumë para nga demokratët për të zhvilluar takime luksi?

Ka dy javë që media e shtron këtë pyetje publikisht për Sali Berishën, por akoma nuk ka asnjë përgjigje. Nëse ai nuk po e bën, ndoshta duhet drejtësia të kthejë prozhektorët nga kjo batërdi parashë pa burim që hidhen nga dyshja Berisha-Meta./Lexo.al