Ndërprerje, aksidente, flamuj të kuq, disa herë në piste makina e sigurisë në pistë dhe në fund fiton Verstapen. Kjo është përmbledhja ‘dramatike’ e garës së sotme të Formula 1 në Çmimin e Madh të Australisë.
Në Melbourne kishte kaos, edhe pse gara nisi me një ritëm të çmendur. Ishte George Russell që parakaloi në start Max Verstappen ndërsa në xhiron e dytë, Charles Leclerc mbyll garën pas një kontakti me Stroll. Në vijim ishte dyshja e Mercedes që kryesoi garën teksa në xhiron e shtatë u desh ndërhyrja e makinës së sigurisë pas një aksidenti të Albon. Por, me kalimin e xhirove hyri në fuqi flamuri i kuq për të pastruar pistën.
Me vazhdimin e garës, Verstappen parakaloi Hamilton me britanikun që nuk mund të ruante. Me këtë fitore holandezi i Red Bull merr fitoren e dytë dhe kryeson i qetë renditjen e pilotëve.