Tirana ka pasur evente edhe më të mëdha, masive e të zhurmshme se fushata zgjedhore.

Vetëm një vit më parë, në kryeqytetin shqiptar u zhvillua finalja e Kupës Conference League e UEFA-s ndërmjet Romës dhe Feynordin. Ku pati një numër të madh tifozësh, vizitorësh dhe natyrisht makinash të shumta. Por të gjitha u zgjidhën, duke përdorur parkingjet publike.

Një prej të cilëve ndodhet dhe poshtë stadiumit Air Albania, i cili ka mjaft hapësirë. Por njerëzit e foltores, të mësuar të bëjnë ligjin nëpër trotuare dhe rrugë, kanë gjetur rrugën më të thjeshtë.

Mercedesët e zinj e xhipat e shtrenjtë i kanë parkuar në hapësirën para stadiumit, ku kryesisht në fundjavë familjet çojnë fëmijët për të luajtur me patina, të bëjnë xhiro me biçikletë apo edhe me skutër. Sot nuk i ka lënë Berisha të luajnë. Dikur pikërisht para stadiumit, ishte pikërisht kështu një grumbull masiv makinash dhe rrumuje…