Mijëra besimtarë myslimanë mbushën mëngjesin e sotëm sheshin Skënberbej, ku u organizua ceremonia e faljes së namazit të Fitër Bajramit në Tiranë.
Ceremonia nisi rreth orës 06:00, ndërsa Namazi u fal në orën 06:40. Ajo nis me leximin e kuranit, vazhdon me një ligjeratë, faljen e namazit dhe Hytbe.
Fitër Bajrami shënon për myslimanët fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit.