Efi festoi pak ditë më parë ditëlindjen e saj të 28 në një festë të madhe, ku të ftuar ishin njerëzit e saj të dashur, miq e ish-banorë të Big Brother.

Por, nga kjo festë u publikuan disa foto ku Efi përqafonte një djalë, për të cilin u tha se është partneri i saj.

E ftuar në “Më lër të flas”, Efi tregoi se djalin në foto e ka mik.

“Ky është një miku im shumë i ngushtë. Unë kam folur për partnerin sa doja të flisja. Për ta nxjerrë s’keni arsye. Po të doja e kisha nxjerrë vetë”, tha Efi.