Partia Socialiste Shkoder ka denoncuar ne rrjetin social Facebook ate qe e quan tallje me qytetaret nga kryeashkiaku demokrat, Bardh Spahia.

Duke publikuar disa foto ku bashkia ka arnuar disa gropa me asfalt, PS Shkoder shkruan:

“Asfalt elektoral apo tallje elektorale e Bashkisë Shkodër??!! Riparimet dhe puna energjike e bashkisë sot në rrugën përballë Kinema “Millenium”, hyrja për te gjimnazi jo-publik “At Pjetër Mëshkalla”. Arnime që nuk zgjidhin asgjë…”