Kryeministri Edi Rama ka shtruar dje një iftar, ku kanë qenë të ftuar politikanë, diplomat e artistë të shumtë.
Fjalimi i rastit, duke qenë se kryeministri sapo ishte operuar, është mbajtur nga bashkëshortja e tij.
Rama ndërkohë ka postuar disa foto nga iftari.
“Duke i falënderuar të gjithë miqtë që na dhanë kënaqësinë e Iftarit të mbrëmshëm, ju uroj një ditë të mbarë me agjërim të pranuar të gjithë besimtarëve sot në ditën e fundit të muajit të bekuar”, shkruan Rama.