Një tjetër tragjedi emigrantësh në det. Të paktën 20 emigrantë u zhdukën sot pasi varka e tyre u mbyt në brigjet e Tunizisë.
Roja bregdetare shpëtoi 17 persona, dy prej të cilëve janë në gjendje kritike, sipas një gjyqtari nga qyteti bregdetar tunizian i Sfax, Fauzi Masmoudi, raporton Reuters.
Emigrantët u përpoqën të arrinin në Itali me anije përmes Mesdheut.