Shtetet e Bashkuara e kanë cilësuar si të padrejtë arrestimin e Evan Gershkovich, i cili akuzohet për spiunazh në Rusi.

Gazetari është arrestuar pasi po përpiqej të merrte informacione sekrete mbi qëndrimin e rusëve ndaj luftës së Kremlinit kundër Ukrainës dhe ndaj grupit mercenar, duke përdorur sipas Rusisë statusin e tij të gazetarit si mbulesë për veprime të paligjshme. Gazetari i ka mohuar kategorikisht këto akuza, të cilat edhe më herët u konsideruan ‘qeshrake’ nga shtëpia e bardhë.

SHBA këmbëngul se arrestimi i tij ishte i pavend dhe çështja kundër tij është thjesht politike.

Në një deklaratë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel tha se gazetaria nuk është krim dhe dënoi shtypjen e vazhdueshme të Kremlinit ndaj zërave të pavarur në Rusi dhe luftën kundër së vërtetës.

Përcaktimi “i arrestuar gabimisht” do t’i lejojë qeverisë të ndajë më shumë burime për të siguruar lirimin e gazetarit.

Gazetari momentalisht po mbahet në një qendër paraburgimi në burgun famëkeq Lefortovo në Moskë.