Alice Taylor, gazetare britanike që jeton prej disa vitesh në Shqipëri, ishte e ftuara e radhës në episodin e kësaj fundjave në podkastin “Flasim”, të Kryeministrit Rama.

Përgjatë bashkëbisedimit me Kryeministrin shqiptar, Taylor u ndal edhe te mënyra se si politika britanike e ka trajtuar çështjen e emigracionit.

Alice Taylor: Retorika e tyre kundër Shqipërisë. Së pari është e turpshme. Më vjen turp kur shoh gjërat më të fundit që kanë thënë. Më vjen turp nga politikat e tyre të emigracionit. Më vjen turp nga mënyra se si i trajtojnë të huajt. Kjo është gjëja kryesore që më bën të ndjej. Kur dëgjoj shqiptarë që më thonë që fëmijët e tyre janë bullizuar në shkolla në Angli sepse janë shqiptarë apo sepse nënave të tyre u është refuzuar viza për të shkuar për të vizituar vajzën që sapo ka pasur një fëmijë, atëherë kjo është e turpshme. Çfarë e bën këtë vend kaq të madh sa që kanë të drejtën të kthejnë mbrapsht një qenie njerëzore që ka një arsye të vlefshme për të shkuar atje? Kam miq që nuk kanë arritur të marrin viza për të studiuar në universitete atje.
Mendoj që është qesharake ne momentin kur vendi ka një mungesë të krahut të punës dhe më duket e turpshme. Nuk më bën krenare të jem britanike aspak.

“MIRËMËNGJES 😊

dhe me “I Love Albania”, Episodi 2 i Sezonit 1 të podkastit FLASIM, një bisedë me gazetaren britanike Alice Taylor, banore e Tiranës e dashuruar me Shqipërinë, po shumë e sertë me qeverinë, të cilën mund ta dëgjoni duke klikuar https://open.spotify.com/episode/4gvfsagqflHCzQXWkJXRmn?si=3l1XC1XXRTCcQfTICqKVQQ apo shihni duke klikuar https://youtu.be/dfn89jtWeZU, ju uroj një fundjavë të mbarë🙏:, shkruan Rama.