Presidentja e urdhrit të psikologut Valbona Treska, në një lidhje për “Tirana Live” këtë të mërkurë ka reaguar në lidhje me posterin e kandidatit të Tiranës, të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Kellici.
Treska është shprehur se ai ishte një poster që përcillte mesazhe denigruese, bullizuese dhe agresive te fëmijët.
Sipas saj një politikan që pritet të ketë një funksion drejtues nesër për qytetarët nuk mund të përcjellë mesazhe antivlerë të qytetarët e sidomos te të miturit.
“Ne kemi marrë shkas nga posteri i djeshëm për të bërë thirrje të gjithë partive politike dhe kandidatët që të kenë kujdes pasi modeli i tyre transmetohet edhe te fëmijët. Posteri i Këllicit kishte mesazhe fyese, denigruese edhe bullizuese. Dua që të bëj një sqarim se është një poster jo etik në vetvete që i përket popullatës në tërësi. Dëmi te fëmijët është më i madh. Një i mitur e merr modelin siç i jepet ndaj janë dhe më të rriskuarit fëmijë.
Mund të jetë e vërtetës se marketingu nuk ka kufi, por duhet që të ketë vlera dhe moral brenda, pasi flasim për mesazhe që duhet të ketë vlera. Aq më tepër që jemi në një fushatë politike, dhe duhet që të përçojmë vlera te votuesit dhe jo një antivlerë. Është e rëndësishme që të kemi parasysh sesi do të pasqyrohen këto mesazhe, pasi jemi në një fushatë dhe kemi të bëjmë me një person që do të na përfaqësojë nesër. Duhet që të jenë më të kujdesshëm për të parë se çfarë mesazhesh do i përcjellin kësaj popullate”, ka thënë Treska.
Ndër të tjera psikologia ka theksuar se është shumë e vështirë që domethënia e një posteri të tillë ti shpjegohet një adoleshenti, pasi ato e njohin simbolin dhe e dinë që është ofendues dhe bullizues.
Psikologia ka theksuar se në një situatë të tillë institucionet përkatëse të marrin dhe vendimin e duhur.
“Në momentin e parë kur kemi parë postin ne menduam se ndoshta është fotoshop, por më pas kur erdhën informacione nga disa burime dhe posti ishte real nuk mund të qëndronin pa bërë një reagim publik. Menduam që ishte një moment për të reaguar siç mund të kemi dhe ndonjë moment tjetër. Nuk jemi jashtë vëmendjes dhe nuk na tako neve pjesa e politikës por jemi të përfshirë në pjesën e imazheve. Kemi ngritur zërin opër përfshirjhen e të miturve në fushatë dhe duket sikur është zbehur pak.
Është e vështirë që ti shpjegosh një fëmije 10-12 vjeç një mesazh të tillë, kushdo që i njeh shenjat që ka bullizëm dhe agresiv është e vështirë që t’ja shpjegosh, një gjë që nuk duhet nuk duhet nuk ke si ti shpjegosh të kundërtën. Nëse secili bën pjesën që unë bëj atë që mundem atëherë e rëndësishme është që të përcjellë mesazhe të vlefshme. Unë mendoj që në këtë rast çdo institucion të bëjë detyrat e tij dhe të ndërmarrë hapat e tij brenda kuadrit dhe kopetencës”, është shprehur psikologia.