Deputeti i Partisë Socialiste, Toni Gogu në një lidhje me skype në emisionin Top Talk në Top Channel tha se Sali Berisha dhe Ilir Meta do të shkojnë para drejtësisë.
Drejtësia nuk do të vonojë, sipas Gogut, i cili theksoi se shikon shqetësimin e dy politikanëve.
“Atë që Partia Socialiste dhe shumica socialiste bëri është që thjesht vendosi themelet për të ndërtuar një sistem të pavarur drejtësie që sot është në punë. Jam shumë dakord me ju për pyetjen që na mundon të gjithëve që ‘pse po vonon, pse po vonon’, por lajmi i mirë në këtë kohë qoftë në muajin e madhërishëm të Ramazanit apo javë Pashke është se ata e kanë diktuar trokitjen e drejtësisë në derën e tyre prandaj i sheh të frikësuar. Ajo pritje e madhe që me të drejtë unë i bashkohem pritjes, pritja e një njeriu të revoltuar, duhet të shkojnë para drejtësisë, jam dakord që nuk do të vonojë saç ka vonuar sepse shoh shqetësimin e tyre, duket dielli që në mëngjes, ata kanë nisur të shqetësohen ndaj i kanë hequr të drejtën kandidatëve opozitarë të dalin para qyteteve me planin e qeverisjes së qyteteve dhe po bëjnë sikur jemi në zgjedhje politike, ne nuk jemi në zgjedhje politike, jemi në zgjedhje vendore”, tha Gogu.