Në vorbullën e gjithë zhurmës që ka krijuar ky edicion i Big Brother Vip Albania, teoritë konspirative që kanë qarkulluar për konkurentët kanë qenë nga më të ndryshmet.
Së fundmi personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Grines Fezollari, i ftuar në programin “Në Pranga”, ka folur pikërisht rreth fenomenit të BBVA.
Duke bërë sërish lëmsh rrjetin, Grines ka deklaruar se Luiz Ejlli ka një marrëdhënie jashtë shtëpisë dhe se raporti i tij me Kiarën është vetëm në favor të lojës së tij.
Ndërsa sa i përket kundërshtares më të fortë që Luzi pati brenda asaj shtëpie, Olta Gixhari, Griens ka diçka tjetër për të thënë. Sipas tij, aktorja u detyrua të ndërpriste në mes eksperiencën e saj në BBV për shkak të bashkëshortit të saj, Dorit.
Intervistën e tij të plotë e gjeni në videon e mëposhtëme: