Grushti në fytyrën e Leroy Sane-s do ti kushtojë 500 mijë euro sulmuesit Sedio Mane. Bayern ka vendosur të gjobisë me shifrën rekord senegalezin, i cili pas ndeshjes me Manchester City-n goditi në dhomat e zhveshjes shokun e skuadrës.

Përveç gjobës Sane ka marrë edhe një ndeshje pezullim, por për fatin e mirë ia ka hedhur me kaq pasi në plan gjermanët kishin ta dënonin më ashpër. Sipas ‘Goal.com’ dhe mediave gjermane ka ndikuar falje dhe kërkesa e Sane-s ndaj klubit që Mane të mos dënohet më ashpër.