Efi dhe Kiara kanë vendosur që të lënë jashtë inatet që kanë me njëra-tjetrën dhe janë pajtuar. Pas një diskutimi që patën, ato u përlotën dhe u përqafuan duke harruar atë çfarë ndodhi këto 2-3 ditët e fundit.
Efi i tha se nuk mund të vërë në dyshim besimin që ka tek ajo ndërsa Kiara i tha se duhet të ndërpresin këtë konflikt për shkak të Luizit dhe të sqarohen kur të dalin jashtë.
Kiara: Ne gabimisht sollëm një situatë personale nga jashtë.
Efi: Dicka që ti nuk po e bën më është që të më besosh.
Kiara: E kam shumë të vështirë të besoj në këtë pikë shumë njerëz.
Efi: Nuk mund të futem unë te shumë njerëz. Nuk mund të më shohësh me lot në sy e përballë teje dhe të më shohësh me dyshim. Nuk mund të më vendosësh në dyshim.
Kiara: Jam ndikuar dhe kam lexuar e kam dëgjuar shumë gjëra.
Efi: Edhe unë kam lexuar e dëgjuar shumë gjëra dhe s’të kam hedhur poshtë.
Kiara: Nuk dua që edhe Luizi të ndihet keq se ne të dyja e krijuam këtë situatë. Dua që atë cfarë kam që sa të dal nga këtu të pi një kafe me Efin, dua që të dalim e ta sqarojmë për të hequr pikëpyetjen më të madhe që kam.
Çfarë e shkaktoi debatin mes 2 mikeshave
Rikthimi në shtëpi i Kiara Titos dhe Efi Dhedhes duket se ka shërbeu për krisjen e marrëdhënies mes tyre. Kiara e akuzonte se Efi e ka përdorur imazhin e saj për famë, mirëpo një gjë e tillë për ish konkurrenten e ‘Për’Puthen’, nuk është aspak e vërtetë. Diskutimi mes tyre nisi prej një momenti mes Kiarës dhe Luizit që komentoi Efi kur ndodhej jashtë shtëpisë. Luizi e bllokoi në lavaman dhe Kiara nuk mund të lëvizte se nuk duhet të kishte kontakt fizik me djemtë për shkak të një loje të Big Brother. Teksa ky veprim mori përmasa të gjera dhe reagime të mëdha, Efi zgjodhi që ta bënte publik mendimin e saj që nuk i ka pëlqyer Kiarës.
“E vendosa veten në vendin e Kiarës. Nëse partneri im do më vendoste në atë lloj situate unë do të reagoja drejtpërsëdrejti tek ai. 1 fjalë i duhej Kiarës për tu mbyllur ajo situatë, thjesht t’i fliste Luizit dhe t’i thoshte largohu. Ajo nuk donte ta bënte këtë gjë që do të thotë e kishte akoma mendjen tek loja. Nëse ti e ke mendjen tek loja do të thotë që ndjesitë e tua, mërzitja jote, ankthi jot që supozohet ju shkaktua, atëherë do harrohej. Do harrohej loja. Pasi u prish loja, reagimi i saj i parë ishte nuk më le një herë të luaj dhe të fitoj. Nuk e kapi Luizin dhe t’i thoshte shiko ky veprimi që ti bëre më lëndoi. Edhe Luizi atë moment e mori si çështje loje dhe ajo thjesht po acarohet për lojën. Dhe kështu ndodhi. Për mua Kiara u acarua vetëm për faktin që nuk fitoi. I erdhi inat që humbi, këtë përjetoi ajo”, tha Efi.