Gjykata e Posaçme ka vendosur që të kalojë për gjykim dosjen “Gërdeci” në ngarkim ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu.

Gjykata zhvilloi këtë të enjte një seancë paraprake ku shqyrtoi kërkesën e SPAK për të marrë të pandehur ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu. Çfarë po ndodh në seancë dhe për çfarë akuzohet Mediu?

“Gjyqtarja e Posaçme Irena Gjoka ka nisur seancën paraprake, aty ku fillimisht po shqyrton një kërkesë të bërë nga familjarët e viktimave të ngjarjes së 2008 shpërthimit në Gërdec. Nëse do të jenë dhe ata pjesë të procesit penal ose jo dhe më pas gjyqtarja Irena Gjoka do të marrë në shqyrtim kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, e cila pretendon së në përfundim të hetime të kryera për këtë dosje të cilën e rihapi në vitin 2021 ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu mban përgjegjësi penale për ngjarjen e ndodhur në 2008 dhe ka ngritur ndaj tij dy akuza. Atë të shpërdorimit të detyrës në bazë të Kodit Penal dhe shpërdorimit të detyrës në bazë të Kodit Ushtarak. Megjithatë procesi hetimor i zhvilluar në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu është shoqëruar me kundërshtim nga avokatët e tij të cilët e kanë konsideruar këtë një proces, i cili nuk mund të zhvillohet për shkak të parashkrimit të veprave penale dhe kohës së gjatë të kaluar dhe duke pretenduar kështu se i gjithë procesi ka nisur politikisht. Pritet që seanca të zgjasë ashtu sikurse Prokuroria e Posaçme edhe avokatët do të japin pretendimet e tyre dhe në përfundim gjyqtarja Irena Gjoka do të marrë një vendim nëse do ta kalojë çështjen në themel apo do të marrë një vendim ndryshe për kthim apo pushim të çështjes”.