Mediat britanike thonë se Princi Harry dhe Meghan Markle “jetojnë të ndarë”, sipas komentatores mbretërore Celia Walden.

Duke folur për GB News, Walden tregoi që Duka dhe Dukesha e Sussex-it po ndjekin axhenda të ndryshme kur bëhet fjalë për detyrat e tyre publike, duke rezultuar që ata të kalojnë më pak kohë së bashku.

Ajo komentoi gjithashtu dëshirën e Markle për të qenë në qendër të vëmendjes, duke thënë: “Ajo dëshiron që vëmendja të jetë tek ajo”, tha Walden.

Sidoqoftë, kjo dëshirë për vëmendje mund të sjellë telashe për marrëdhënien e çiftit, me komentuesen që lë të kuptohet për pëshpëritjet se Harry dhe Meghan “që po ndahen paksa për sa i përket agjendave të tyre”.

Pavarësisht këtyre thashethemeve, çifti u pa në publik të hënën, më 24 prill, ku morën pjesë në një ndeshje basketbolli në Los Angeles. Megjithatë, një moment i sikletshëm ndodhi kur Markle u shfaq duke shtyrë burrin e saj kur ai u përpoq ta puthte.

Harry pa Meghan në kurorëzimin e Charles

Lajmi i mësipërm vjen pas njoftimit se Princi Harry do të marrë pjesë në kurorëzimin e mbretit Charles pa Meghan, e cila do të qëndrojë në Kaliforni me dy fëmijët e tyre, Princin Archie dhe Princeshën Lilibet.

Kurorëzimi është planifikuar për 6 maj në Westminster Abbey. Përgatitjet janë lënë në hije kohët e fundit nga zbulimet e Harry dhe Meghan për mbretin, trashëgimtarin e fronit Princin William dhe anëtarë të tjerë të familjes mbretërore, në kujtimet e Harry-t, një dokumentar Netflix dhe një seri intervistash televizive nga çifti.

Sipas njoftimit të Pallatit, Meghan dhe fëmijët e tyre nuk do të udhëtojnë në Britani për kurorëzimin.

Në të njëjtën ditë me kurorëzimin, djali i Harry dhe Meghan, Archie, do të festojë ditëlindjen e 4-të.

Do të jetë paraqitja e parë publike e Harryt me familjen mbretërore që nga publikimi i librit të tij më të shitur, Spare, në të cilin ai zbuloi qartë shtrirjen e tensioneve familjare.