Pjesë e stafit mjekësor për heqjen e appendisit të kryeministrit Edi Rama ishte edhe kirurgu Arben Beqiri. Në podcast-in ‘Flasim’ ku ishte i ftuar, Beqiri e vlerësoi kreun e qeverisë që zgjdodhi një kirurg që përfaqëson edhe një forcë tjetër politike. Me batutë, Rama iu përgjigj se nuk e zgjodhi ndërsa më pas tregoi se si shefja e kabinetit i kishte foliur me respekt të jashtëzakonshëm për kirurgun që e cilësonte si profesionist të hajrit.
“Zgjodhët që një kirurg që përfaqëson edhe një forcë tjetër politike, në konkurrencë me tuajën, ishte kirurgu operator, tregon që në fakt kjo është një pjesë e emancipimit ose e arritjes së besimit”, tha Beqiri.
“Unë isha shtrirë kur profesor Gjata erdhi dhe tha; ‘’kemi me vete edhe një ish-ministër shëndetësie’’. Unë thashë largqoftë Nard Ndoka dhe pastaj pashë ju dhe për hir të së vërtetës për arsye të shefes sime të kabinetit që mesa kam mësuar ju njeh prej shumë kohësh, tha, po të paktën një profesionist i lartë, i hajrit. Tani juve mund t’ju akuzojnë për çdo gjë po nuk ka zot t’ju akuzojë për patronazhistë. Prandaj unë mund ta sjell këtu që atë që ju më thatë dhe më ka bërë shumë përshtypje dhe më ka përkëdhel sedrën pak, por edhe më ka prekur në një sens më të gjerë; përpara se të largoheshit erdhët tek shtrati dhe më dhatë dorën dhe më thatë: “ne kemi operuar shumë ministra, zëvendëskryeministra, figura publike etj etj, por fatkeqësisht deri më sot vetëm në spitale private dhe ishte privilegj për spitalin publik që të kishte kryeministrin”. Natyrisht që po ta kishte thënë patronazhisti, nuk do kisha guxu me e sjellë këtu me zë dhe me figurë se do hante dynjanë familjarisht”, tha Rama.