Ka qënë kryetari i Bashkisë së Maliqit Gëzim Topciu i cili ka lajmëruar se ne shumicën e fshatrave të kësaj bashkie po punohet që çdo zonë të jenë e asfaltuar dhe pa probleme infrastrukturore.

Nga Vlocishti, një fshat me më tepër se 2000 banorë, ku është duke u përfunduar projekti i madh i rrugëve, ndriçimit, ujësjellësit dhe torturave, Topciu ka lajmëruar se të njëjta projekte do të shtrihen gjatë 4 vjeçarit të ardhshëm në çdo fshat të territorit që kjo bashki administron

Investime të rëndësishme ka patur edhe në Vreshtas, Sovjan, Pirg, Vashtemi, Zvirinë dhe jo vetëm, duke përmirësuar kushtet e banimit të banorëve të këtyre fshatrave