Irani nuk ndal gratë nga kufizimet themelore të tyre. Së fundmi ka vendosur se do të ndjekë penalisht personat që inkurajojnë gratë që të mos mbajnë shami.

Personat që inkurajojnë gratë të mos mbajnë hixhabin (veshja për gratë myslimane) do të ndiqen penalisht dhe nuk do të kenë të drejtë të apelojnë kundër çdo vendimi gjyqësor kundër tyre.

Vendimi erdhi pasi një numër në rritje i grave në Iran shpërfillin kodin e detyrueshëm të veshjes së grave dhe nuk mbulojnë flokët në qendra tregtare, restorante, dyqane, në rrugë dhe në vende të tjera publike.

Disa gra të famshme, si dhe gra që promovojnë aktivizimin, gjithashtu, muajt e fundit kanë postuar foto të tyre në rrjetet sociale pa veshur hixhab.