Njerëzit që inkurajojnë gratë në Iran të heqin hixhabin do të ndiqen penalisht në gjykatat penale dhe nuk do të kenë të drejtë apelimi kundër asnjë dënimi, Kështu ka deklaruar të shtunën zëvendësprokurori i përgjithshëm i Iranit.
Komentet e tij vijnë rritjes së numrit të grave që kanë kundërshtuar kodin e detyrueshëm të veshjes së Iranit, duke u shfaqur të zbuluara në qendra tregtare, restorante, dyqane, rrugë dhe zona të tjera publike.
Disa femra të famshme dhe aktiviste gjithashtu muajt e fundit kanë postuar foto të tyre në rrjetet sociale pa shami.
Policia iraniane të shtunën instaloi kamera në vende publike për të identifikuar dhe penalizuar gratë e pambuluara. Policia njoftoi planin javën e kaluar.
“Krimi i promovimit të zbulimit do të trajtohet në gjykatën penale, vendimet e së cilës janë të formës së prerë dhe të paapelueshme,” u shpreh zëvendësprokurori i përgjithshëm Ali Jamadi.
“Dënimi për krimin e promovimit dhe nxitjes së të tjerëve për heqjen e hixhabit është shumë më i rëndë se vetë krimi i heqjes së hixhabit, sepse është një nga shembujt e qartë të nxitjes së korrupsionit”, shtoi ai.