Në tetor 2019 ish-ambasadori i Prezencës së OSBE në Tiranë, Bern Borchardt u përfshi në një incident me një grup të vogël protestuesish të opozitës, të mbledhur para Drejtorisë së Policisë në Tiranë.
Rastisi që diplomati dhe bashkëshortja kaluan pranë protestuesve jo në orar zyrtar dhe as në rrethana zyrtare, por privatisht. Dikush nga protestuesit i thirri Borchardit anglisht: “Turp të kesh”. Opozita e akuzonte asokohe kreun e OSBE se mbështeste Ramën.
Zyrtari ndërkombëtar u kthye dhe bëri gjestin e turpshëm të gishtit të mesit, me njërën dorë.
Reagimet ishin të shumta dhe dënuese. Berisha, Meta, gratë e Astirit, burrat e Unazës, etj u ndjenë shumë të fyer nga gjesti. Opozita madje kërkoi largimin e Bochardit nga Shqipëria, dhe e quajtën halabak.
Bochardi kërkoi më pas ndjesë.
Sot në rrugët e Tiranës dhe në profilet e tij në rrjete sociale, kandidati i së njëjtës opozitë, shfaqet me të njëjtin gjest të dënueshëm. Dhe jo me një dorë, por me të dyja. Dhe jo para një grushti njerëzish, por në mes të qytetit. Dhe jo në rrethana private por në fushatë elektorale, pra në rrethana të plota publike.
Me një buzëqeshje idioti në fytyrë kandidati që e quan veten Belo, ka nxjerrë gishtin e mesit dhe e ngulur posterin gjithandej në Tiranë, aty ku kalojnë mijëra adoleshentë dhe fëmijë.
Nga Migena Aleksi