Një 17 vjeçare shqiptare ka humbur jetën në mënyrë misterioze. Mediat greke shkruajnë se adoleshentja shqiptare ishte dërguar me urgjencë në qendrën shëndetësore të Amfilochia nga babai i saj, por më pas kishte humbur jetën.

Ndër të tjera thuhet se shqiptarja identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur po udhëtonte me të atin nga Shqipëria, kur papritur në rrugë, është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat.

Babai i saj e ka dërguar me urgjencë në qendrën shëndetësore, por mjekët nuk mundën t’i vinin në ndihmë.

Ndërkaq pritet që autopsia do të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes së saj.